Skandali McGonigal, Berisha sulmon SPAK: Ende s’ka nisur hetimet për Ramën, a është gjallë ‘SKAP’-i?

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një tjetër reagim për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha pyet nëse SPAK është gjallë, referuar mosnisjes së hetimeve për këtë çështje. Më tej kreu i PD shton se Rama korruptoi FBI-në, tentoi të ‘vrasë’ opozitën dhe minoi demokracinë, por për të s’ka asnjë hetim.

“Korruptoi FBI-në, tentoi të vras opozitën dhe minoi demokracinë. A është gjallë Spak? Jo, jo është Skap”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *