Siri/ kreu i OBSH: Janë dërguar rreth 110 ton furnizime mjekësore

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesusis, i cili ka vizituar Sirinë pas tërmeteve vdekjeprurëse që tronditën vendin ka dhënë një konferencë shtypi mbi situatën.

Ai ka deklaruar se rreth 110 ton furnizime mjekësore janë dërguar në zonat e prekura në Siri dhe një fluturim tjetër është planifikuar të arrijë sonte me më shumë furnizime të tjera, ndërsa ka shtuar se OBSH është e përkushtuar për të mbështetur popullin sirian.

Paneli i zyrtarëve të OBSH-së më pas është pyetur për numrin vdekjeve në Siri, për të cilin Dr Rick Brennan, drejtori rajonal i urgjencës i organizatës, tha se nuk ka asnjë mënyrë për të dalë me një numër të saktë.

Megjithatë, ai deklaroi se vdekjet totale do të vazhdojnë të rriten dhe OBSH po pret më shumë informacion për të dalë nga zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *