Sipas studimeve 2 të tretat e çifteve ishin më parë miq

Studimi i ri sugjeron se afërsisht dy të tretat e çifteve fillojnë si miq dhe mbajnë një marrëdhënie platonike për periudha të gjata para se të krijojnë një romancë.

Një profesoreshë e asociuar në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Victoria-s, Danu Anthony Stinson, me bashkautorët e saj hetuan përvojën e gati 1900 studentëve të universitetit dhe të rrriturve.

68% raportuan se marrëdhënia aktuale apo e fundit romantike kishte nisur fillimisht si miqësi, pavarësisht  gjinisë, moshës, arsimimit apo grupeve etnike.

Si bëhet një marrëdhënie platonike romantike dhe cili është me të vërtetë dallimi midis miqve dhe të dashuruarve është një pyetje që ende nuk zgjidhet, tha Stinson.

Disa përshkruanin si miqësi mbajtjen për dore, prezantimet familjare, udhëtimet së bashku, përqafimin pranë zjarrit dhe madje edhe marrëdhëniet seksuale. Të tjerët i kategorizuan ato sjellje të sakta si romantike. “Pra, ekziston një vijë e madhe, e çrregullt dhe e paqartë midis miqësisë dhe romancës … thekson se si në të vërtetë nuk mund të përcaktoni për dikë tjetër se çfarë është miqësia përkundër asaj që është një romancë”, tha ajo. “Ata e përcaktojnë atë vetë”.

Afërsisht 300 studentë të universitetit u pyetën se sa zgjati ‘faza e miqësisë’  dhe nëse do preferonin të ishin miq para romancës. Mesatarisht ata ishin miq për rreth 2 muaj dhe pothuajse gjysma e mostrës totale menduan se miqësia ishte mënyra më e mirë për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *