Si të përgatisni bukën tradicionale të Pashkës!

Pashkët janë një ditë e shënuar, ku e gjithë familja mblidhet në tryezat festive për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj dite. Por, si të përgatisni hap pas hapi bukën tradicionale të Pashkës përveç gatimeve të tjera që tashmë i dini me sy mbyllur?

Përbërësit janë 1 kg miell, 5 kokrra vezë, 300 gr sheqer, 200 gr gjalpë i shkrirë, 250 gr miell, 3 paketa maja të vogla 10gr (30gr), 1 lugë kafeje kripë, 1 gotë uji me qumësht të vakët, 200gr lëkurë të grirë të 1 kokrre portokalli, 1 të verdhë veze për lyerjen nga sipër para pjekjes.

Marrim miellin në fillim dhe e përziejmë bashkë me majanë dhe qumështin e vakët dhe e lëmë në një vend të mbuluar të vijë për 20 minuta. Në një enë tjetër marrim vezët, sheqerin, kripën dhe miellin që na mbeti dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Marrim masën e përgatitur më përpara pasi kanë kaluar 20 minuta dhe i përziejmë bashkë. Hedhim ngadalë gjalpin e shkrirë deri sa të na bëhet një brumë i butë. E lëmë të mbuluar deri sa të vijë dyfishi i brumit.

Në momentin që brumi ka ardhur dyfish e përgatisim në forma të ndryshme. Marrim tavën dhe e lyejmë me gjalpë. Vendosim brumin e bërë në forma. Pasi i kemi vendosur të gjitha format e bëra në tavë, e vendosim në furrë dhe lëmë deri sa të fryhen prapë. Në momentin që brumi ka ardhur, marrim një të verdhë veze dhe i lyejmë nga sipër me një furçë kuzhine. I pjekim në temperaturën 150° për 35-40 minuta. Ju mund të vendosni vezë në mes të brumit, kjo varet nga dëshira juaj. Ndërkaq, veza e Pashkës është një nga simbolet të të rëndësishme të vetë festës së krishterë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *