Si rrallëherë, Elon Musk publikon fotot e djalit të tij 2-vjeçar

Elon Musk ka publikuar si rrallëherë një foto të djalit të tij 2-vjeçar, i cili erdhi në jetë nga lidhja e pronarit të ‘Tesla’-s me këngëtaren Grimes. Përmes një postimi në “Twitter”, Musk ka shfaqur djalin e tij të vogël, teksa buzëqesh, pranë një skulpture në formë zemre në San Francisco.

“X në San Franciskon e bukur”– shkruan Musk në postimin e tij.

Sakaq, pjesë e albumit të fotove të publikuara nga Musk, ishte dhe një foto ku shihet karta e hyrjes së vogëlushit X, në zyrën e tij të re.

“Dhe me distinktivin e tij në ‘Twitter’”- shkruan Musk.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *