Si do mbrojeni nga non grata e Britanisë? Berisha tregon hapin e radhës

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shpalljen non-grata nga Britania.

Berisha tha se pas vendimit, hapi i parë që do ndërmarrë është të këshillohet me ekspertë ligjorë.

Sakaq shtoi se çështjen do ta çojë  në Britani, si dhe përveç hapave ligjorë nuk do ndërmarrë asgjë tjetër.

Pyetje: Çfarë do bëni tani?

Berisha: Do bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje në raport me masën e dënimit është Britania. Ajo është anëtare e Këshillit të Evropës, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Përveç hapave ligjorë nuk kam hapa të tjerë.

Pyetje: Sanksioni “non grata” ishte vetëm për ju apo edhe për familjen tuaj?

Berisha: Nuk citohej askush përveç meje. Bëhej fjalë vetëm për korrupsion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *