Shtyhet seanca në Apel ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ja arsyeja

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe i dënuar për shpërdorim detyre.

Shkak i shtyrjes së seancës mungesa e njërit prej avokateve. Seanca e radhës u la të zhvillohej për 24 janar ora 9:30.

Tushe është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre por do të qëndrojë në qeli vetën 2 vite e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *