Shtyhet me disa orë udhëtimi nga Porti i Durrësit drejt Barit, shkak moti i keq

Autoriteti Portual Durrës, ka njoftuar të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit (Itali), se nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet disa orë me vonesë.

Me anë të një njoftimi, mësohet se shkak për vonesën janë kushtet e vështira të motit.

“Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit (Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë. Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *