“Shtëpi bari” në Korçë, tre të arrestuar

Tre banesa, ku kultivoheshin bimë narkotike janë zbuluar në fshatrat Gjonomadh dhe Denas të Korçës.

Në pranga kanë rënë tre shtetas, 20-vjeçari me iniciale K.Z., 24-vjeçari me iniciale D.L. nga fshati Gjonomadh dhe 38-vjeçari me iniciale L.Q nga fshati Denas.

Në banesat e tyre, policia ka gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. Ndërsa në shtëpinë e 24-vjeçarit u gjetën dhe armë gjahu, që janë sekuestruar si provë materiale.

Nuk dihet nëse në këtë veprimtari të jashtëligjshme ka persona të tjerë të përfshirë, ndërkohë që ndaj të arrestuarve ka nisur hetimi nga Prokuroria e Korçës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *