Shpëtohet turisti austriak, kishte mbetur në malet e Krujës

Një turist austriak është shpëtuar mbrëmjen e sotme nga policia pasi kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë. 68-vjeçari kishte ngatërruar rrugën dhe më pas ka kërkuar ndihmën e policisë. Efektivët kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Njoftimi i policisë:

Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë.

Mbrëmjen e sotme, salla operative Krujë, ka marrë njoftim se një shtetas austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit janë nisur menjëherë për ti ardhur në ndihmë.

Rreth orës 21:00, shërbimet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

68-vjeçari ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin në kohë dhe ndihmën e dhënë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *