Shpërthimi në Sarandë/ Karamuço: Ka firma të licensuara për shitjen e eksplozivëve, gjyqësori të reagojë

Ekperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka qenë në një intervistë në televizionin ABC News, ku foli për ngjarjen që tronditi mëngjesin e djeshëm qytetin e Sarandës. Lidhur me sigurimin e sasisë së lëndës eksplozive që u përdor për të “hedhur në erë” hotelin ai u shpreh se mund të jetë siguruar nga firma që janë të licensuara për shitjen e tij, por që nuk i bëhet inventari se ku dhe si përdoren ato që shiten.

“Saranda është një qytet që vazhdon të ndërtohet. Madje në një terren shumë të vështirë. Aty ka firma të licensuara për shitjen e lëndëve shpërthyese, por s’ka njeri që mund t’i bëjë inventarin se ku dhe si përdoret lënda që shitet.

Është një hetim që duhet të përcaktojë edhe llojin e eksplozivit, do të kontrollohet se si është përdorur dhe ku është përdorur nga sasi lënde. Mund të dali që mund të rezultojë që ne nuk kemi nga kjo lëndë eksplozive dhe mund të ketë ardhur nga jashtë nga grupe kriminale.

Ai që e ka vendosur e ka pasur parasysh se si mund të shkatërrohet i gjithë hoteli. Qëllimi i tij ka qenë shkatërrimi i plotë i pronës dhe për këtë i është dashur një ekspert i xhenios,” tha Karamuço.

Karamuço më shumë se sa për forcat e rendit bëri një apel për gjyqësorin, duke marrë shkas nga fakti se ky nuk është rasti i parë, por ka edhe një sërë konfliktesh të shumta për çështjen e pronësisë.

“Ka një problem të madh në Vlorë dhe Sarandë, ka shumë gjyqe ende që lidhen me çështjet e pronësisë. Kemi pasur edhe raste të njëjta të vrasjeve dhe dëmtimeve të pronave. Apeli im i përket institucioneve gjyqësore,” përfundoi eksperti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *