Shpërthim tritoli në Krujë, dalin detajet e para

Një sasi tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë- Krujë në afërsi të lagjes Zimzenel gjatë orës 02:00.

Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.

Nga shpërthimi është hapur një gropë ne rrugë dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *