Shpërthim në Shën Petersburg: vritet ushtaraku rus, plagosen 16 persona

Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë komandantin ushtarak rus, Vladlen Tatarsky. Nga shpërthimi kanë mbetur te plagosur edhe 16 persona të tjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se drejtuesit dhe një grup punonjësish të Drejtorisë kryesore të Hetimit Kriminal janë nisur për në vendngjarje.

“Policia e Shën Petersburgut dhe shërbimet e urgjencës po punojnë gjithashtu  per te percaktuar shkaqet e ketij shperthimi”, tha ministria.

Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin) ishte një bloger i shquar dhe mbështetës i  luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai u bë i njohur vitin e kaluar pasi postoi një video të filmuar brenda Kremlinit në të cilën ai thoshte “Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do t’i grabisim të gjithë sipas nevojës. Ashtu siç na pëlqen”.

Burime të Ministrisë së Brendshme të cituara nga agjencia ruse e lajmeve RIA thanë se një bombë ishte fshehur në një statujë që iu dorëzua Tatarskit në një kuti si dhuratë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *