Shpërthim me tritol në Tiranë

Shpërthim me tritol në zonën e Freskut në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, duke lënë të tronditur banorët e zonës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në një fasoneri, afër Bunkartit. Raportohet se fasoneria është në pronësi të biznesmenit italian, Roberto Bingaido.

Fatmirësisht nuk paraqiten dëme të tjera përveç atyre materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *