Shpërthen festa në Himarë/ Mediat greke jehonë fitores së Belerit

Një festë e madhe ka nisur jashtë qendrës së votimit në Himarë, pasi Fredi Beleri fitoi ndaj kandidatit të PS-së Jorgo Goro. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, ka fituar me diferencë të ngushtë votash Bashkinë e Himarës.

Fitorja e Belerit u prit me britma, gëzim dhe lot nga mbështetësit e tij. Ata kanë nisur festën dhe janë drejtuar drejt sheshit kryesor.

“Skena festimesh janë regjistruar jashtë një qendre votimi në Himarë, teksa më në fund Fredi Beleri mbizotëroi ndaj kundërshtarit Jorgo Goro.

Fredi Beleri, i cili qëndron në burgun e Tiranës, ku u dërgua pas vendimit të prokurorit të Vlorës, ka luftuar nga kutia e parë deri në atë të fundit. Pas shpalljes së rezultatit, qytetarët kanë shpërthyer në duartrokitje dhe festime, ndërsa shumë kanë kënduar edhe himnin kombëtar” – shkruan media greke “Protothema”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *