“Shkundet Nato”, Rusia po përgatit “ raketat bisha”, të afta për të shkatërruar një sipërfaqe sa Britania apo Franca

Rusia ka filluar përgatitjet e raketave ndërkontintale për të cilat kanë kapacitetin për shkatërruar një sipërfaqe të madhe sa Britania dhe Franca.

Si dhe Rusia mund të vendosë që shumë shpejt në pozicionin e sulmit, raketat e mëdha ndërkontinentale me kapacitet bërthamor Sarmat. Bëhet fjalë për raketat që duken te këto pamje të publikuara më herët gjatë kësaj jave nga Ministria ruse e Mbrojtjes të filmuara gjatë testimit të tyre.

Agjencia e lajmeve Reuters, pohon se raketat do të jenë gati për përdorim në vjeshtën e këtij muaji. Raketat Sarmat janë ndërkontinentale dhe pritet të godasin me një largësi deri 18 mijë kilometra larg, duke përfshirë në rrezen shkatërrimtare gjithë qendrat më të rëndësishme të vendeve të NATO-s, nga Evropa në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, sipas ekspertëve janë të mendimit se raketa mund të ngarkohet deri në 10 mbushje bërthamore. Sakaq, zyrtarët rusë janë shprehur se nevojiten testime të tjera të kësaj rakete për të arritur precizonin e nevojshëm, për të mund ta vënë në përdorim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *