Shkelma dhe grushta, Noizy godet shokun e Stresit (Video)

Reperi i njohur, Noizy ka rrahur ish anëtarin e The Bloody Alboz TBA, Cllevio, i njohur edhe si shoku i Stresit. Gjithçka ka nisur me një sherr verbal para disa ditëve madje kanë shkëmbyer edhe mesazhe.

Pas kësaj, Noizy ka postuar një videon në TikTok, por që më vonë pas pak minutash e ka fshirë atë, në të cilën shihet Noizy i cili niset në drejtim të Cllevio duke e goditur atë me grushta dhe rrëzuar.

 

Kujtojmë që para një jave Cllevio kishte postuar një mesazh të Noizyt, ku ai i thoshte se nuk është duke bërë mirë që është duke e sharë. Pas një jave të publikimit të këtij mesazhi Noizy ka reaguar duke e rrahur Cllevio.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *