“Opozita u ngatërrua me këmbët e veta”/ Dash Shehi flet për Bujar Begajn: Ka kohë të tregojë se nuk do të jetë Presidenti i Edi Ramës që e zgjodhi

Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur mbi zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës.

Shehi thotë se procedura e njëanshme e zgjedhjes së tij është e njëjta që ka ndodhur edhe me Presidentë të tjerë, siç e parashikon Kushetuta.

Shehi tha se Begaj ka kohë të tregojë se nuk do të jetë Presidenti i Edi Ramës që e zgjodhi, por i të gjithë shqiptarëve!

“Kjo ishte e drejta e socialistëve për ta zgjedhur dhe zgjodhën atë që deshën. Jemi brenda rregullave, Kushtetutës dhe brenda traditës tonë. Personi në vetëvete do ta tregojë rrugës. Deri sot është i zgjedhuri i Partisë Socialiste.

Nuk do ta paragjykoja. Ka kohë për të treguar që nuk është i Edi Ramës por i të gjithë shqiptarëve. E zgjodhi Rama sepse ja jep ligji dhe mundësia.

Opozita u ngatërrua me këmbët e veta, njëherë katër emra, njëherë tetë emra, etj. Në politikë shkruhet një dokument, bëhet transparencë.

Një grup i PD donte të godiste pjesën tjetër, grupi tjetër donte të fitonte simpati, etj. Opozita mund të prodhonte një ose dy personazhe, që mund të merrnin vota të caktuara dhe t’ju thoshte shqiptarëve ky është presidenti ynë moral.

Ne si opozitë nuk e bëmë këtë punë. Këtu është defekti i opozitës.

Pastaj, pretendimi se do të zgjidhet me konsensus dhe ai që ka pushtetin do t’ja lirojë palës tjetër, është përrallë e kotë”, tha Shehi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *