Shkatërrohet banda kriminale në Greqi; shtatë të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Autoritete greke kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës. Nga ky operacion janë arrestuar 7 anëtarë të bandës, mes tyre një shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se banda operonte në Volos dhe se policia ka qenë në ndjekje të tyre që prej fillimit të muajit mars.

Gjatë kontrollit policor në ambientin ku qëndronte banda, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 9 kg heoinë, ku një pjesë e tyre ishte e fshehur në pjesë makinash. Gjithashtu u sekuestruan dy pistoleta, gëzhoja, pajisje laboratorike të kultivimit të kanabisit, materiale formulimi dhe paketimi droge, një shumë parash dhe 4 celularë të përdorur për negociatat e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *