Shkarkimi i Nanos/ Meta: Llogaridhënia të kërkohet diku tjetër, policia të mbrojë ligjin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se shkarkimin i Nanos nuk justifikon krimin në vend, ku theksoi se llogaridhënia duhet kërkuar diku tjetër.

Sakaq shtoi se policia duhet të mbrojë ligjin dhe të qëndrojë larg politikës.

“Askush nuk mund të gënjehet dhe të mashtrohet se një shkarkim si ky i sotmi mund të jetë shpresëdhënës për një përmirësim për një fuqizimin të sigurisë së shtetit apo të një depolitizimi të një institucioni tashmë partiak. Llogaridhënien për situatën në vend, vrasjet që ndodhin përditë, ta kërkojnë te njeriu që komunikon drejt për drejt me krimin, motivon e justifikon atë, duke e dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme funksionimin e ligjit dhe integritetin e policisë. Dua t’u them policisë të bëjnë gjithçka të mbrojnë ligjin mos ndikohen nga politika sepse në mënyrë absolute ora e ligjit në policinë e shtetit po vjen”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *