Shkaqe misterioze/ Gjendet i pajetë brenda dhomës së hotelit aktori i famshëm…

Aktori i famshëm në serialin “Full House”, Bob Saget, u gjet i pajetë në moshën 65-vjeçare.

Lajmi i rëndë u konfirmua nga familja e tij, të cilët shprehën lutjen për privatësi. Saget u gjet i vdekur në një dhomë hoteli ditën e djeshme në Ritz-Carlton Orlando, Grande Lakes.

To Tell the Truth: What is Bob Saget's net worth? Find out all about his  career here | HELLO!

“Jemi të dëshpëruar të konfirmojmë se Bob-i ynë i dashur ndërroi jetë sot. Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij, duke performuar live dhe duke sjellë njerëz nga të gjitha sferat e jetës së bashku me të qeshura.

Edhe pse ne kërkojmë privatësi në këtë moment, ju ftojmë të bashkoheni me ne për të kujtuar dashurinë dhe të qeshurën që Bob solli në botë”,- thanë familjarët.

The Surprising Thing Bob Saget Did Before Every Show

Saget ishte në Florida si pjesë e turneut të tij. Sipas datave të turneut të vendosura në llogarinë e tij në Twitter, ai performoi të shtunën në mbrëmje në “Ponte Vedra Beach”, në Florida.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *