“Shfryn” Barcelona, Fati dhe Lewa kryesojnë misionin ndaj nëndetëses

Humbja në El Clasico dhe zhgënjimi total ndaj Interit në Champions League duket se i kanë bërë mirë në një farë mënyrë Barcelonës. Sonte, katalanasit fituan pastër 3-0 në shtëpi ndaj një rivali mjaft të vështirë si Villareal.

Sfida do merrte drejtim që në pjesën e parë, pas dopietës së Robert Lewandowski dhe golit të Fatit.

Pjesa e dytë ishte thjeshtë formalitet, me të besuarit e Xavit që menaxhuan më së miri rezultatin që u jepte komoditet.

Barcelona ndjek Real Madrid, me 3 pikë më pak se kryesuesit e Los Blancos. Ndërkohë, “nëndetësja e verdhë” pozicionohet në mesin e tabelës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *