Sherri për ballkonin, godet me çekiç fqinjin

Një sherr mes fqinjësh për një ballkon ka bërë që një prej tyre të marrë çekiçin dhe të bëjë për spital tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori” më Fier.

Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet për motive të dobëta, shtetasi Ermal Sino, 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Qazim Hyka, 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *