Sherr në një lokal në Laprakë/ 40-vjeçari plagos 3 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një sherr ka ndodhur në një lokal në Laprakë. Për pasojë janë plagosur tre persona.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *