Sherr mes vajzave dhe djemve në Kamëz, procedohen penalisht personat e përfshirë

Disa persona janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin në Kamëz. Policia informon se një 49-vjeçar dhe një 25-vjeçar janë goditur me grushte në lagjen numër 15.

Ndërsa një 26 dhe 33-vjeçare janë goditur po me grushte në bulevardin ‘Nënë Tereza’ në Kamëz.

Të gjithë këto persona janë proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit:- H. B., 49 vjeç, dhe E. C., 25 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 15, në Kamzë, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;- E. S., 26 vjeç, dhe M. C., 33 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *