Sherr mes të rinjve në Sauk, 23-vjeçari plagoset me kaçavidë

Një 23-vjeçar është plagosur me kaçavidë, pas një konflikti mes disa të rinjve gjatë mesnatës në Sauk. Persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun D. Begu, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Ky rast ka ndodhur pas mesnate, pranë një hoteli në Sauk, ku janë përfshirë në konflikt disa të rinj, ende të paidentifikuar.

Uniformat blu të Tiranës po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *