Shefja e ODHIR në selinë e PD/ Takim me Alibeajn

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e PD. Ajo po zhvillon një takim me kreun e komanduar Enkelejd Alibeajn.

Glover u prit në hyrje të selisë së PD nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Takimi ka nisur në orën 10:30, dhe vjen pas takimeve që shefja e misionit të ODHIR pati në fillim të kësaj jave me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.

Në fokus të takimeve janë zgjedhjet e 14 majit, evidentimet e problematikave dhe mbarëvajtja e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *