Shalsi pas takimit me ambasadoren: Fokus mbështetja financiare për reformat

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi është takuar këtë të premte me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

I pyetur nga mediat në lidhje me takimin, Shalsi tha se fokus ka qenë prioriteti i komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Sakaq shtoi se pikë tjetër diskutimi ishte dhe mbështetja financiare për reformat.

“Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi. Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *