Sezoni i ri akademik/ Surpriza në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, pjesa më e madhe e studentëve preferojnë gjermanishten

Në departamentin e Gjermanistikës tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë janë plotësuar pothuajse të gjitha vendet, në raundin e parë dhe të dytë.

Marsela Likaj: Dega e gjuhës Gjermane ofron 120 kuota të lira dhe deri tani janë 116 kuota të ezauruara. Kanë mbetur për t’u plotësuar në raundin e tretë dhe të fundit, vetëm 4 kuota të lira. Me një diplomë të gjuhës gjermane punësohesh në varësi të tre drejtimeve që ne ofrojmë në master, që janë Mësuesi, Përkthim, dhe Turizëm. Përkthyesit janë të kërkuar në shumë institucione, si ambasada, shtëpi botuese, institucione të atashuara në Shqipëri me fokus ekonomik, politik dhe social. Mund të them, që kërkesat janë të shumta edhe për studentët me njohuri të mira që në fakultet, që do të thotë se ata kanë trokitur në derën e duhur, nëse pasioni i tyre është gjuha dhe fusha e gjuhësisë.

Në hyrje të dy fakulteteve atij të Gjuhëve te Huaja dhe Fakultetit të Filologjisë është vendosur, që nga dita e hënë, një ekip prej 2 infermieresh dhe 3 mjekësh për të mundësuar vaksinimin e studentëve, në fakultetet ku ata do të studiojnë, në çelje të vitit të ri akademik, që fillon më 18 tetor. I gjithë stafi i Departamentit të Gjuhës Gjermane është vaksinuar, dhe është në pritje të studentëve që të vaksinohen, për të patur një sezon të qetë dhe të sigurtë, edhe ata edhe ne.

Marrë nga Top Channel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *