Sërish aksident tek kopshti Zoologjik!

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip “Mercedes Benz” është përfshirë në aksident dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se nga aksidenti ka të plagosur. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur tashmë në vendngjarje.

Kujtojmë që një ditë më parë një tjetër aksident po pranë Kopshtit Zoologjik i mori jetën një 29-vjeçari i cili ishte student i Akademisë së Sigurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *