Serbi/ Sulm me armë në jug të Beogradit, 8 viktima dhe 13 të plagosur

Serbia nuk gjen qetësi. Një tjetër masakër ka ndodhur të enjten vonë në mbrëmje pranë qytetit të Mlladenovac, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Beograd.

8 veta kanë ndërruar jetë dhe 13 janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë.

Sipas informacionve të paraprake, një person ka qëlluar me automatik, mbi një automjet në lëvizje.

Kjo ngjarje ndodh, vetëm një ditë pas tragjedisë që shkaktoi një 14 vjeçar në një shkollë fillore në Beograd, ku shkaktoi 9 viktima dhe plagosi disa të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *