Serbi/ Një banesë përfshihet nga flakët, 4 fëmijë humbin jetën

Katër fëmijë kanë vdekur dhe prindërit e tyre janë lënduar nga zjarri në banesën e tyre në Novi-Pazar të Serbisë.

Zjarri ka nisur në orën shtatë të mëngjesit. Autoritetet kanë thënë se zjarrfikësit kanë arritur brenda pak minutave pas thirrjes telefonike për ndihmë.

Zjarrfikësit kanë gjetur fëmijët e vdekur në njërën prej dhomave. Ata kanë vdekur nga helmimi me monoksid të karbonit. Shkaqet e zjarrit deri më tani nuk dihen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *