Serbët dhunë të hapur, ndërkombëtarët i kërkojnë tërheqjen Kosovës

 

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell thotë se Kosova duhet t’i pezullojë operacionet e policisë së saj rreth ndërtesave të komunave në veri të Kosovës, si hap i parë për uljen e tensioneve. Ai shtoi se aktet e dhunës ndaj qytetarëve, punonjësve të mediave dhe forcave të KFOR-it janë të papranueshme.

“Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës, që e kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme”, tha Borrell para mediave në Bruksel.

Nga përplasja e djeshme 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan pasi u sulmuan nga protestuesit serbë.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, serbët kanë sulmuar me gurë makinat e disa mediave shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *