Semi Jaupaj ka qenë një nga këngëtaret që është ngjitur në skenë mbrëmjen e djeshme në sheshin ‘Skënderbej’, ku u mbajt koncerti i Rita Orës. Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” shoqërohej nga mikesha e saj më e mirë Bora Zemani, teksa ka performuar disa nga këngët e saj më të dëgjuara. E duket se ka qenë një mbrëmje emocionuese për të. Teksa po këndonte këngën ‘Jetike’, këngëtarja ka shpërthyer në lot. Si duket fakti që publiku ka kënduar me të dhe e ka pritur mirë e kanë prekur artisten.
Semi u shfaq e veshur totalisht me të bardha, me një kostum që përbëhej nga pantallona të gjata, crop-top dhe këmishë në po të njëjtën ngjyrë. Po ashtu, prej javësh, këngëtarja ka hequr dorë nga flokët e gjata duke zgjedhur një look më elegant, me flokët e shkurtra mbi shpatulla.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Semi është përfolur për një romancë me këngëtarin Ron Zaiti. Që pas publikimit të këngës “All your lovin”, artistët janë komentuar për një lidhje të mundshme mes tyre, por nga dyshja nuk ka ende asnjë reagim. “Prive” ka konfirmuar se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar dhe të dy kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.