Ndryshimet në Policinë e Shtetit, Alibeaj: Rama ka dështuar përballë krimit të organizuar

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alibeaj shkruan se me këto ndryshime qeveria kërkon të mbulojë dështimin përballë krimit të organizuar.

Sakaq shton se këto lëvizje nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend.

Postimi i plotë:

Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.

Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.

Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjitha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *