Sekuestrohen 34 kg kokainë në një kamion, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në autostradën Brenner në Itali, pasi u ndalua për një kontroll nga polica e trafikut.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë kontrollit rutinë në makinën e tij janë gjetur të fshehura në kabinën e shoferit 34 kilogramë kokainë. Ku pas kontrollit të mëtejshëm, në shtëpi i janë gjetur edhe 2320 euro të fshehura si dhe materiale të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e drogës.

Sipas policisë së shtetit droga nuk ishte për tregun e Tirolit të jugut por kishte një tjetër destinacion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *