Sekretari i NATO’s tregon sa trupa do të dërgohen në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka treguar se do të dërgojnë 700 trupa shtesë në Kosovë.

Kjo për të mundësuar ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shtimi i forcave të KFOR’it në Kosovë vjen si rezultat i tensioneve në Veriun e Kosovës.

“KFOR dhe NATO duhet t’i ndërmarrin disa aksione të domosdoshme që të mundësojnë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të paanshme në linjë me mandatin e Kombeve të Bashkuara. Ne kemi vendosur për t’i vendosur më shumë se 700 trupa prej operacionit rezervë të Ballkanit Perëndimor dhe për të vënë shtesë një batalion rezervë shtesë. Kjo është për të mundësuar kapacitetet e KFOR’it që ta përmbush mandatin”, ka thënë sekretari i NATO’s të martën.

Të hënën në Veri të Kosovës ka pasur përleshje në mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR’it.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *