Seanca maratonë/ Me 74 vota pro të mazhorancës, votohen të gjitha projektligjet në Kuvend

Në orët e vona të mesnatës, deputetët e Kuvendit miratuan projektligjet që janë diskutuar sipas rendit të ditës në një senacë maratonë.

Pas një seance të gjatë e plot debate mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti Shqiptar miratoi me 74 vota pro projektligjin për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, buxhetin faktik të vitit 2021 dhe projektligjin për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Deputetët e pranishëm në seancën e djeshme të Kuvendit, ishin 95 nga 140 të mundshmit dhe të gjitha ligjet u miratuan.

VOTIMET:

– Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratfikuar me ligjin nr. 128/2013.”- 74 pro, 19 kundër, asnjë abstenim.

-Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021”- 74 pro, 21 kundër

-Akt normativ nr. 13 “Për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të ndryshuar”.- 94 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

-Akt normativ nr. 14, datë 5.10.2022 “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.- 74 pro, 21 kundër.

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. 74 pro, 21 kundër, asnjë abstenim.

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar. 74 pro, 21 kundër

-Raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka., -I pakices: pro 21, kunder 73. I shumicës: pro 73, kundër 21.

-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin Nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë”. -74 pro, 21 kundër, asnjë abstenim.

-Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”. – 74 pro, 21 kundër, asnjë abstenim.

-Projektvendim “Për një ndryshim në Vendimin nr. 69/2021”Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar. – 91 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *