“Satelitët gati në muajin mars”/ Qytetari shan Ramën në rrjete sociale: Kujdes bravat!

Kreu i qeverisë Edi Rama, ditën e sotme doli online në Facebook-un e tij, ku iu përgjigj disa pyetjeve të bëra nga qytetarët.

Kreu i qeverisë tregoi se satelitët do të jenë gati gjatë muajve të pranverës, ku do të bëhet më pas monitorimi i territorit.

Megjithatë një qytetar ishte skeptik dhe për këtë bëri një koment ironik kundrejt Kryeministrit madje dhe duke e sharë atë.

“Satelitët do të jenë në dispozicion në mars, do të bëjmë regjistrimin e tyre në Kombet e Bashkuara sipas rregullit. Nga fillimi apo në fund do të kemi satelitin në dispozicion që do të na ndihmojë për sistemin e ri dhe të na ndihmojnë me inspektimin dhe shfaqjet bajate të inspektorëve që kthehen më shumë në problem se sa japin zgjidhje.

Ishte një sharje këtu, nuk po e them, por shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht se kritikoni, mbështesni, përshëndesni, shani, s’ka problem, shëndet t’ju bëhen të gjitha. Kujdes bravat!”, u shpreh Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *