Sarandë/ Nuk dispononte dokumentet, 32-vjeçarit i bllokohet mjeti lundrues

Një 32-vjeçar është ndëshkuar me gjobë në Sarandë, pasi nuk dispononte dokumentet e mjetit.

Shtetasi me iniciale Xh.M., është gjobitur me 10.000 lekë të rinj dhe i është bllokuar mjeti.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Bllokohet 1 mjet lundrues skaf, në plazhin e Krorëzit, Sarandë.

Ndëshkohet me masë administrative 10.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, kanë konstatuar në plazhin e Krorëzit, Sarandë, një mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin Xh. M., 32 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës. Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi Xh. M. u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord). Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *