Sarandë/ I shpërthen bombola e oksigjenit, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është mbytur në orën e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.

Raportohet se bëhet fjalë për Ardit Alikaj, i cili ishte duke peshkuar me veshje polumbari.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *