Samiti i G7/ Australia vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Australia ka vendosur sanksione të reja financiare dhe një ndalin eksporti ndaj Rusisë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të përbashkët mediatik, kryeministri Anthony Albanese dhe ministrja e jashtme Penny Wong. Sanksionet do të synojnë 21 njësi, duke përfshirë filialet e kompanisë shtetërore të energjisë Rosatom dhe kompanitë më të mëdha ruse të naftës dhe arit.

Sipas njoftimit, subjektet e mbrojtjes që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë dhe pesë banka ruse, si dhe tre individë janë gjithashtu në shënjestër.  Ndërkohë, Australia do të ndalojë gjithashtu eksportin e të gjitha makinerive dhe pjesëve të lidhura me to në Rusi dhe zonat përkohësisht nën kontrollin rus, shkruajnë mediat e huaja.

Ministrja e Jashtme Penny Wong tha se sanksionet synonin sektorë me rëndësi ekonomike dhe strategjike për Rusinë. Ky vendim vjen pasi Albanese mbërriti sot në Japoni për të marrë pjesë në Samitin e G7 në Hiroshima.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me G7 dhe partnerët ndërkombëtarë për të adresuar ndikimet globale të pushtimit rus. Kjo përfshin pasigurinë ushqimore dhe energjitike, e cila është një shqetësim i rëndësishëm për rajonin tonë,” tha Albanese në njoftim.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian njoftuan gjithashtu sanksione të reja ndaj Rusisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *