Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Berisha: Fundi i projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë me dije se PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë më 6 dhjetor.

Më anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha tha se ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit.

Më tej ai shton se kjo shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

“PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë.
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.
Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.
Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afër situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *