Sali Berisha bën deklaratën e fortë: Ju tregoj kërkesën që i kam bërë PE! Kur të vijë PD në pushtet do të shpallim non grata…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë takimit të tij me demokratët në Korçë, ku ai tha se kur të vijë në pushtet PD do të shpallë non-grata filantropin George Soros.

“Po të garantoj që nga aktet e para të PD-së në pushtet do të jetë George Soros non-grata. George Soros, me rivendosjen e monizmit në shoqërinë civile në Shqipëri, me vendosjen e drejtësisë me reformën e tij në kontrollin e qeverisë, me implikimin e tij direkt në shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës dhe projekte të tjera, është një armik i vërtetë i demokracisë shqiptare. Kam kërkuar nga Parlamenti Europian dhe Kongresi i SHBA-së, të ndalojë çdo veprimtari politike të tij jashtë SHBA-së. Për Shqipëri, ai nuk do të ketë më vend, dhe nuk do ushtrohet aktiviteti i tij në Shqipëri”, tha Berisha.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *