‘Sa herë të dëgjoni Kim, është Rama nga prapa…’/ Manjani për ‘A’: Ambasadorët përdoren politikisht në Shqipëri  

I ftuar në “A Show” në “SYRI TV”, me moderatorin Adi Krasta, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar çështjen e dytë të rëndësishme “një opozitë e fortë apo një kryeministër i fortë?”.

Krasta: Çfarë mbështesin ambasadorët?

Nëse Rama si kryeministër i Shqipërisë nuk do që ambasadorët të kenë protagonizëm, ata nuk guxojnë ta bëjnë. Nëse Rama do që ata të flasin ata flasin, nëse do që të mos flasin, ata nuk flasin.

Ambasadorja amerikane është në agjendë politike dhe është kthyer në një ministre të propagandës.

Nuk ka asnjë lidhje me statusin diplomatik të Konventës të Vjenës. Rama korrekt kur thotë se ata nuk kanë punë me çështjet e brendshme, pasi ata nuk merren me çështjet e tij të brendshme por merren me ato të atij tjetrit. Në Shqipëri ambasadorët përdoren sipas agjendës së qeverisë.

Rama luan fijet në këtë vend. Sa herë të dëgjoni zonjën Kim është Rama nga prapa. Nuk nxjerr Fugën por nxjerr Kim.

Marrëdhënia diplomatike bëhet në rrugë të përcaktuara nga konventa e Vjenës. Nuk lejohen as të flasësh apo të bësh shantazhe. Grenell iku nga ambasador i SHBA-ve në Gjermani. Foli dhe ndërhyri në çështjet e brendshme por u largua.

Nëse do të jesh i ndershëm fol për të dyja palët politike, jo vetëm për njërën palë. Është një problem i stisur për t’i mbajtur njerëzit të angazhuar me punë pa leverdi dhe të nënshtruar ndaj politkës.

/Burimi: Syri Tv/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *