Rikthehen tensioni në Egje/ 22 avionë ‘spiunë’ turq kanë përgjuar Greqinë

Janë rikthyer tensionet e vazhdueshme mes Turqisë dhe Greqisë, e cila denoncon provokimet e vazhdueshme turke në Egje.

Mediat greke raportojnë se “me dhjetëra avionë ushtarakë turq kanë hyrë në hapësirën ajrore greke të hënën, duke shënuar në mënyrë të vazhdueshme shkelje”.

Sipas tyre, konkretisht, 22 avionë “F-16” kaluan mbi Egjeun Verilindor, Qendror dhe Juglindor, me gjashtë prej tyre të armatosur.

Përveç avionëve luftarakë, tre helikopterë dhe një spiun “CN-235” fluturuan mbi Egje.

Autoritetet greke theksojnë se avionët turq u identifikuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës së vendosur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *