Rudina Hajdari: ‘Shqipëria në një udhëkryq të rrezikshëm’

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, u shpreh se Partia Demokratike ka bërë shumë për vendin. Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e 32-vjetorit të PD, Hajdari tha se sistemi politik shqiptar sot i përngjan diktaturës..

“Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm. Brenda 3 vitesh Shqipëria ose do t’i rikthehet shinave Perëndimore ose do të kthehet si në diktature…Partia në pushtet i është rikthyer metodave të para vitit ’90. “, tha ajo.

Pjesë nga fjalimi:

PD ka bere kaq shume per vendin, koha e do qe syte dhe mendjen sot ta kemi nga e ardhmja duke mbajtur zemren tek e shkuara.
Te nderuar pjesmarres, une besoj se Shqiperia sot eshte ne nje udhekryq te madh, brenda 3 viteve te ardhshme, vendi ose degradon ne nje autokraci narkomane e cila do te instalohet perfundimisht dhe do te jete pothuajse e pamundur per ta shkulur, duke varferuar gjithnje e me shume situaten e duke sjelle si pasoje shpopullim dhe mjerim, ose I rikthehet shinave te demokracise perendimore dhe zhvillohet e gjallerohet duke I dhene jete e shprese qytetareve te saj.
Partia ne pushtet e ka zhdukur totalisht nocionin e demokracise dhe I eshte rikthyer metodave te para vitit 90 te qeverisjes, ku kulti I individit eshte ne thelb te gjithe qeverisjes. Sigurimi I shtetit eshte zevendesuar me sistemin e patronazhimit, internimi me ndeshkimet ekonomike duke pushuar nga puna apo gjobitur ata qe mendojne ndryshe dhe byroja politike eshte nje grup biznesmenesh dhe narkomanesh me ne krye Edi Ramen.
Sistemi politik shqiptar sot I perngjan diktatures, te gjitha pushtetet I kontrollon nje njeri ashtu sic nje njeri edhe kontrollon orientimin ekonomik te vendit, duke degraduar nga nje vend me potencial te madh turistik, agrar, burimesh natyrore, hidrik e industrial ne nje vend ku sot bisnesi kryesor eshte trafiku I droges.

Ndaj sot ne vitin 2022, misioni I PD eshte po aq I rendesishem sa ishte ne vitin 1990. PD duhet te angazhohet, mobilizohet ne qender e ne cdo qelize te saj per te bindur cdo shqiptar se rruga e vetme per te shpetuar familjet shqiptare, te ardhmen e vendit eshte bashkimi me ne.

Rithemelimi I PD, instalimi I demokracise direkte si forme qeverisjeje brenda partise, primaret si instrument perzgjedhes I kandidateve tane, jane reforma te rendesishme te cilat une besoj se vleresohen nga qytetaret por ne nuk duhet te ndalemi ketu.
Besoj se ka ardhur koha sot qe te shpiem perpara edhe disa procese te tjera te cilat do na kthejne ne nje parti moderne e cila udhehiqet nga njerezit e punon per njerezit.
Se pari mendoj se eshte nje detyre immediate dixhitalizimi total I PD, sot ne epoken e dixhitalizimit.
Partia Demokratike ka nevoje qe te krijoje jo vetem nje database dixhitale te gjithe anetaresise dhe simpatizanteve te saj, por edhe te krijoje forma elektronike te komunikimit masiv me anetaret dhe qytetaret nepermjet aplikacioneve te posacme, per te thithur ne kohe reale mendimet e tyre dhe per te reflektuar ne vendimarrje frymen ne terren. Kjo do te rriste edhe eficencen e punes se anetaresise dhe permiresonte komunikimin brenda gjithe strukturave.
Doktor Berisha ka bere nje pune te shkelqyer keto vite, duke perdor rrjetet sociale si mjet komunikimi masiv me qytetaret dhe une mendoj se ky model duhet cuar edhe me tej, me mundesite e pafundme qe na jep sot zhvillimi I komunikimit.
Imagjinoni nese per cdo ceshtje do te kishim mundesine te krijonim konsulta masive me qytetaret dhe anetaret tane, per cdo aksion te kishim nje komunikim masiv dhe efektiv me te gjithe anetaresine, jam e bindur se impakti I komunikimit, aksioneve dhe vendimeve finale te qendrimeve tona do te ishte edhe me I madh se sa eshte sot.
Se dyti mendoj se ka ardhur koha qe aktivitetet tona te mos kufizohen vetem ne aspektin politik, por te shtrihen ne cdo strukture shoqerore.
PD duhet te jete prezente ne cdo qelize te shoqerise diku duke ndihmuar, diku duke facilituar, diku duke krijuar e diku duke prodhuar ide dhe ngjarje, ne cdo lagje e ne cdo fshat te Shqiperise. Kjo do na bente nje parti e cila preket direkt nga qytetaret dhe punon per ta cdo dite duke I ikur shabllonit qe politika ndiqet vetem nga tv, apo kur ka zgjedhje.
Se treti mendoj se Programi yne qeverises, qofte tani per zgjedhjet lokale apo ai I zgjedhjeve te pergjithshme duhet te jete nje platforme e cila nis nga lart por debatohet dhe gjallerohet nga foltoret e hapura me anetaresine dhe te gjithe qytetaret, duke I perfshire te gjithe ne kete proces. Sa me shume te perfshihen qytetaret ne procesin e hartimit te programit, aq me shume do e perqafojne dhe votojne PAatine Demokratike sepse ne nje fare menyre ne I bejme ata aksionere te qeverisjes. Sigurisht qe reforma e dixhitalizimit qe permenda me siper do te luaje nje rol te madh ne perfeksionimin e ketij ushtrimi.
Se katerti mendoj se eshte imperative qe PD te hapet ndaj shoqerise duke e lehtesuar procesin e anetaresimit por edhe promovimit te figurave te reja me aspirate politike. Ne duhet te jemi pika e referimit per cdo shqiptar qe kerkon te angazhohet ne politike dhe ti sherbeje publikut. Na duhen struktura te posacme qe te facilitojne kete process dhe te krijojne dyer ne cdo segment shoqeror, dyer te cilat te cojne brenda PD. Anetaresimi ne PD per cdo shqiptar qe ka aspirate politike duhet te shnderohet ne nje proces te thjeshte dhe te kollajshem dhe promovimi I figurave te reja ne nje rutine per partine.
Hapja dhe zgjerimi jane garanci per fitore.
Se fundmi mendoj se PD duhet te beje nje ftese per gjithe bashkepunetoret e saj ne vite qe te ribashkohen dhe te krijoje mekanizmat e posacme per te akomoduar gjtihsecilin prej tyre brenda PD, me synim krijimin e nje bashkimi te madh I cili do te sjelle fitoren e madhe.

Keto jane vetem disa nga idete te cilat mendoj se do ta bejne PD te duket akoma me e re dhe e fresket se sa ishte ne vitin 90, e qe une besoj se do te arrijne te shpetojne vendin nga kthetrat e autokracise.
Nuk mendoj se kemi shume kohe, ndaj thirrja ime sot per te gjithe eshte pune, pune dhe vetem pune pa orar e pa kufi sepse misioni qe kemi mbi kurriz eshte I madh dhe I veshtire dhe pushimi eshte luks.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *