Rrogozhinë, ja votat që bënë diferencën

Në burgun e Rrogozhinës kanë ushtruar të drejtën e votës, ku ka rezultuar se 92 vota janë dhënë për PS, 12 për “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme.

Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 5097 vota.

Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak.

Bashkia Rrogozhinë

Edison Memolla PS (50.11%)

Shkëlqim Hoxha BF (49.89%)

Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e kryesoi garën gjatë gjithë kohës, ndonëse me diferencë të vogël. Deri në kutinë e fundit, ku rezultati u përmbys në favor të Edison Memollës i Partisë Socialiste.

Kutia e fundit që u numërua në Rrogozhinë ishte ajo e burgut. Nga këto 92 vota shkuan për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe vetëm 12 vota shkuan për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Diferenca prej 80 votash në Burgun e Rrogozhinës ishte ajo që i dha Partisë Socialiste fitoren e Bashkisë së Rrogozhinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *