Rritja e pagave për deputetët/ Begaj: Po e vlerësoj…

Presidenti Bajram Begaj ka komentuar ligjin për rritjen e pagave. Ai tha se ligji në fjalë bëhet për të rregulluar piramidën e pagave, ndërsa theksoi se ende nuk e ka pëlqimin për përmbajtjen ligjit

“Presidenti në fakt zbaton kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ishte vendim i deputetëve. Ishte ligj i miratuar në parlament, me shumicë dhe konsensus. Ligji në fjalë bëhet për të rregulluar piramidën e pagave, në administratë dhe pagat e magjistratëve. Presidenti ka dhënë sipas Kushtetutës pëlqimin paraprak që ky ligj të hyjë në fuqi pas dekretimit. S’kam dhënë pëlqimin për përmbajtjen ligjit. Presidenti ka marrë kohë për të vlerësuar ligjin. Nuk është dhënë miratimi paraprak për ligjin, por për hyrjen në fuqi të ligjit në momentin e dekretimit” – tha Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *