Rritet transporti i mallrave nga deti/ INSTAT: Numri i pasagjerëve në muajin gusht tejkaloi periudhën para pandemisë

Transporti i mallrave në 8 muajt të këtij viti ka pasur dinamikë të ndryshme në raport me një vit më parë kur kufizimet dhe pandemia ishin më evidente. Të dhënat zyrtare të transportit nga Instituti i Statistikave tregojnë për një rritje të volumit të mallrave në porte dhe për një rënie të transportit me hekurudhë.

“Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Gusht 2021 është 430,4 mijë ton, duke u rritur 35,3 %, krahasuar me Gusht 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 27,4 %. Në tetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.241,1 mijë ton, duke u rritur me 18,8 %, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2020.

Në muajin Gusht 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.652 mijë ton-kilometër, duke u ulur 18,5 %, krahasuar me Gusht 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 39,3 %.

Në tetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18.289 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 12,0 %, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2020” thuhet në publikimin e INSTAT.

Heqja e kufizimeve bëri që këtë vit të kishim edhe një numër të madh fluturimesh çka sollën një rritje të numrit të përgjithshëm të pasagjerëve madje në gusht ky numër ka tejkaluar edhe periudhën para pandemisë. Transporti nga ajri i mallave ndërkohë ka pasur luhatshmëri.

Sa i takon volumit të mallrave të transportuar me ajër në gusht 2021 ai është 154.1 ton me një rritje 13,3 % në krahasim me Gusht 2020.

“Krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 3,0 %.

Në muajin Gusht 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 154,1 ton, duke u rritur 13,3 % në krahasim me Gusht 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 3,0%.

Në tetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.291,1 ton duke u rritur me 12,8 %, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2020. Në Gusht 2021, numri i fluturimeve të kryera është 4.106 duke duke u rritur 80,2 %, në krahasim me Gusht 2020. Krahasuar me mesataren e muajve, në muajin Gusht 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 63,9 % të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Gusht 2021 është 561.325 pasagjerë duke u rritur 2,7 herë, krahasuar me Gusht 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur me 66,6 %.

Në tetëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 1.740.445 pasagjerë duke u rritur me 90,1 %, krahasuar me tetëmujorin e vitit 2020 e Gusht për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 48,1 %” thuhet në publikimin e INSTAT.

I njëjti vlerëson se në gusht 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 307.634 pasagjerë. Krahasuar me Gusht 2020, ky tregues është rritur 5,0 herë. Krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 3,4 %.

Në tetëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 631.447 pasagjerë, duke u rritur me 2,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Sipas INSTAT në Gusht 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 67,6 mld lekë dhe 46,7 % e tyre u transportua me det. Në tetëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 702,1 mld lekë dhe 48,7 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave

Në Gusht 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 53,2 %, me rrugë 43,6 % dhe me ajër 1,0 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Gusht 2021 janë ulur me 20,2 %, krahasuar me Gusht 2020. Eksportet e mallrave të transportuara me rrugë në Gusht 2021 janë ulur 6,6 %, krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020.

Në tetëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,1 %, me rrugë 38,7 % dhe me ajër 0,5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Importet e mallrave

Në Gusht 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 49,4 %, me det 44,0 % dhe me ajër 3,3 %. Mallrat e importuara me rrugë në Gusht 2021 janë ulur me 20,4 %, krahasuar me Gusht 2020. Importet e mallrave të transportuara me rrugë në Gusht 2021 janë ulur me 6,5 %, krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020. Në tetëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 47,6 %, me det 46,1 % dhe me ajër 4,1 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 24,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

/Marrë nga MONITOR/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *